Në pak më shumë se shtatë muaj nga pija e fundit, truri ”riparon” pothuajse plotësisht dëmtimin strukturor të shkaktuar nga përdorimi i tepërt i alkoolit, shkruan focus.it.
Një lajm inkurajues për ata që luftojnë me çrregullimin e përdorimit të alkoolit (AUD) vjen nga një studim i kryer në SHBA, i cili tregon se sa shpejt strukturat neurologjike të komprometuara nga konsumimi i alkoolit kthehen në pamjen e tyre normale kur prishet ky zakon.
Ata që vuajnë nga çrregullimi i përdorimit të alkoolit (AUD), një patologji e konsideruar si çrregullim i trurit dhe e karakterizuar nga një aftësi e reduktuar për të ndaluar ose kontrolluar konsumimin e alkoolit, priren të shfaqin rrallim në disa rajone të korteksit, të rrudhura të indit nervor që përfaqëson pjesën më të jashtme të vertebrorëve dhe që është vendimtare për funksionet më të rëndësishme konjitive.



