E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sa herë duhet t’i lani flokët në dimër? – Si ndikon moti i ftohtë?

Nëse ka pjesë të trupit që moti e ndikon menjeherë, pa dyshim që janë flokët.

Nuk ka shumë rëndësi nëse keni flokë të gjatë apo të shkurtër, ndryshimet e temperaturave do ti bëjnë të duken dhe ndihen ndryshe në çdo stinë.

Vera i këput dhe i than shpejt, ndërsa dimri i bën më të lagësht e të elektrizuar.

Gjithësesi ndërmjet stinëve, procesi që kryeni gjithnjë është larja dhe kujdesi i vazhdueshëm për to.

Pikërisht tek larja mund të jetë edhe çelësi i mbajtjes së flokëve sa më të shëndetëshëm e të balancuar në çdo kohë.

E meqe jemi në stinën e dimrit, AgroWeb.org ju jep disa këshilla të thjeshta se sa herë duhet të kujdeseni dhe ti lani flokët tuaj.

Sa herë duhet ti lani flokët?

Ndonëse mund të ndjeni se flokët në verë janë më të thatë nga dielli i tepërt, në dimër skalpi ka tendencën të thahet më shumë.

Kjo ndodh sepse ajri është i thatë dhe i ftohtë dhe ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e flokëve.

Ndërsa kur jeni në ambiente brenda, ku zakonisht është ngrohtë, flokët sërish përballen me nje ektremitet tjetër temperature.

Kjo do ti lërë ata të pa hidratuar dhe aspak të shëndetëshëm.

Një faktor tjetër ndikues është edhe larja e tyre.

Nëse këtë gjë e bëni më shumë se 2-3 herë në javë ka shumë mundësi që ti dëmtoni flokët tuaj.

Prandaj nëse e teproni me larjen e tyre do të keni flokë m të thatë dhe më pak të shëndetëshëm.

Sigurisht një rol të rëndësishëm luan edhe shampo të cilën do të përdorni.

Qëndroni larg shampove purifikuese dhe shumë pastruese në dimër, pasi do të ndikojnë në hidratimin e mirë të flokëve tuaj.

Gjithësesi ekspertët japin një zgjidhje për kujdesin ndaj flokëve në dimër pa hequr dorë nga larja  e tyre.

Si të veproni?

Është e këshillueshme që gjatë dimrit ti lani flokët me ujë të vakët, pavarsisht sa kënaqësi i jep trupit një dush i ngrohtë.

Në këtë mënyrë do ti mbroni flokët nga ekstremitetet e temperaturave, të ftohta dhe të ngrohta.

Gjithashtu zgjidhni shampo me veprim të butë në flokët tuaj.

Kujdesuni që ato të jenë pa parabenë dhe të pasura me vajra ushqyes.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet