E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Punët e shtëpisë dëmtojnë gruan njësoj si të tymosë 20 cigare në ditë

Kontakti me produktet e pastrimit të shtëpisë shkaktojnë dëm më të madh për mushkëritë e gruas, se po të tymoste 20 cigare në ditë.

Studimi që ka nxjerrë këtë konkluzion, gjithsesi, nuk ka parë të njëjtin efekt tek burrat.

Sipas studimit, për gratë, pastrami mund të jetë një rrezik për shëndetin e rrugëve respiratore.

Ky rezultat bazohet mbi analizat e mushkrive të më shumë se 6.200 vetëve.

Grupmosha ishte e moshës mes 20 dhe 34 vje. Pyetjet ishin nëse njerëzit kishin punuar për pastrimin e shtëpisë dhe produktet kimike që përdoren për këtë.

Gratë që pastronin, një herë në javë, për profesion, apo në shtëpi, tregonin rënie të shpejtë të aftësisë së mushkrinjve, e krahasuar me konsumin e 20 cigareve në 10 po 20 vjet. Në mushkërinjtë e pjesmarrësve meshkuj, nuk u gjet asnjë efekt mbi përdorimin e produkteve të pastrimit.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet