E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Psikiatria tregon disa nga profesionet më të rrezikuara nga çrregullimet e shëndetit mendor

Çrregullimet mendore si ankthi, luhatjet e humorit apo dhe ato të gjumit nuk prekin vetëm shtresat e ulëta të popullsisë.

Po gjithë e më shumë pranë Qëndrave të Shëndetit Mendor shkojnë për konsulta dhe intelektualë.

Në një intervistë për IN News, psikiatria Arjana Rreli prezanton disa nga profesionet më të rrezikuara nga çrregullimet e shëndetit mendor ku mes të tjerash jemi dhe ne gazetarët dhe argumenton dhe arsyet.

“Ju të mediave jeni të rrezikuar, se punoni me të papriturën. Janë punonjësit e shëndetësisë, infermierët, që bëjnë turne të treta. Arsimi, se brezat janë më pak të bindur ndaj mësuesve,” tha për IN News Rreli.

Po çrregullimet e ankthit, humorit dhe gjumit lidhen dhe me faktin e mosgjetjes së punës që ke pasion apo dhe mbingarkesës.

“Personi nuk gjendet në profesionin që ka pasion. Kur ai profesioni që bën ka detyrime jashtë kompetencave të personit. Kur abuzohet me oraret e gjata dhe krijohen pakënaqësi,” sqaron psikiatria.

Gjithësesi çrregullimet mendore vitet e fundit nuk janë më tabu me qindra persona çdo ditë shkojnë pranë mjekëve psikiatër dhe psikologëve dhe kanë nisur të marrin konsulta dhe të mjekohen./intv

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet