E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pse nuk duhet të laheni në ujë të ftohtë në det?

Temperaturat gjatë kësaj periudhe janë shumë të larta dhe njerëzit gjejnë mënyra të ndryshme për tu freskuar.

Nuk ka asgjë më tërheqëse sesa zhytja në një liqen të ftohtë, në lumë apo freskim në thellësi të detit kur temperaturat arrijnë në 30 gradë celsius.

Mund të duket si mënyra e duhur për tu larguar nga nxehtësia, por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të jetë vdekjeprurëse.

Tronditja nga uji i ftohtë është një gjë e zakonshme, por rrallë herë sjell vdekjen pasi mbytja është shkaku kryesor.
“Shumica vdesin në minutën e parë të zhytjes. Nëse jeni me fat dhe i mbijetoni hipotermisë, ia keni dalë mbanë”, tha profesori Mike Tipton për Mirror.

Zhytja e menjëhershme në ujë të akullt mund të shkaktojë sulm vdekjeprurës në zemër. RNLI paralajmëron se temperatura mesatare në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar është 10 – 15 gradë celsius, e mjaftueshme për të sjellë goditjen e rëndë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet