Izolimi dhe masat kufizuese të vendosura prej përhapjes së Koronavirusit kanë ndryshuar në mënyrë drastike rutinën tonë të përditshme. ‘Cikli i ri i gjumit, modelet e të ngrënit dhe shumë pak fikulturë e lëvizje’ është regjimi ynë i ri. Në vend që t’i nënshtroheni letargjisë dhe dembelizmit, është me shumë rëndësi të jeni aktiv dhe të shmangni ngrëniet impulsive, pasi e njëjta gjë mund të çojë në shtim peshe.
Dhe të gjithë e dimë se si shtimi i peshës është i lidhur me disa çrregullime shëndetësore. Ngrënia e tepërt dhe konstante është normale gjatë situatave të tilla. Sipas studimeve, të qenit i mbërthyer në shtëpi, stresi dhe ankthi mund ta çojnë trurin tonë të kërkojë të hajë më shpesh dhe pa arsye.
Nëse keni qenë duke ngrënë shumë dhe pa arsye, atëherë rekomandohet që të shihni atë që hani. A keni qenë dëshmitarë të shtimit të peshës gjatë kësaj periudhe izolimi dhe doni të dini cilat janë disa nga mënyrat e thjeshta dhe efektive për të humbur kilogramët shtesë?



