E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Probleme me kolitin? Këto ushqime nuk duhet t’i ndani nga tryeza juaj

Dieta e varfër ushqimore, abuzimi me ushqimet e yndyrshme dhe të thata, konsumi i tepruar i alkoolik dhe jeta sedentare janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e kolitit, ku ndër simptomat kryesore përmendim dhimbjet e barkut, diarrenë, gazra në aparatin tretës, kapsllëk dhe vështirësi në jashtëqitje. Më poshtë kemi disa këshilla rreth ushqimeve që duhet të kosnumoni rregullisht në qoftë se vuani nga koliti:

1.Kosi: Kosi është një ndër ushqimet që nuk duhet të mungojë kurrë në regjimin ushqimor të personave që vuajnë nga koliti. Ai ka në përmbajtjen e tij acid laktik, një substancë që lufton inflamacionin e sistemit tretës dhe veprimin e radilave të lira në organizëm.

2.Ujë patatesh: Zakonisht jeni mësuar të hani patate të ziera, të skuqura ose në formë pureje, por jo më pak i vlefshëm është edhe uji i tyre. Ky lëng ka fuqi alkaline, lufton kolitin dhe diarrenë, si dhe përmirëson aktivitetin e sistemit tretës

3.Uji i orizit: Sikundër lëngu i patateve, edhe uji i orizit është shumë i këshillueshëm në qoftë se keni probleme me kolitin. Rregullon pH-in natyral të stomakut, redukton inflamacionin dhe irritimin e zorrës së trashë dhe rrit numrin e baktereve të mira në sistemin tretës.

4.Karrota është e pasur me fibra dhe përbrës me veti anti-inflamatiore që rrit florën bakterale të zorrëve dhe i mbron ato nga veprimi i radikaleve të lira. Konsumi i përditshëm i karrotave dhe lëngut të tyre përmirëson ndjeshëm sistemin tretës.

5.Banania përmban shumë fibra të tretshme në ujë, ku ndër më të rëndësishmet është pektina, e cila pasi përthithet nga sistemi tretës, normalizon vlerat e pH-it në zorrë dhe parandalon diarrenë dhe kapsllëkun. Përbërësit e tjerë si potasi dhe magnezi përmirësojnë shëndetin intestinal. Merrni një ose dy banana të pjekura mirë dhe kalojini në frulator me pak mjaltë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet