E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Preferoni tost për mëngjes? Ja pse duhet të bëjmë kujdes sipas ekspertëve

Tosti është një nga ushqimet më të konsumuara, kjo për arsye se përgatitja e tij është shumë e thjeshtë, kërkon vetëm pak minuta dhe është shumë i shijshëm.

Por, mjekët kanë rekomanduar që këtë ushqim ta heqim nga dieta jonë për shkak të përbërësve të tij.

Sallami ose proshuta që futet në tost kanë vetëm 50-60% mish, me pjesën tjetër të përbërësve të shtuar që dëmtojnë organizmin tonë. Idealja, sipas nutricionistëve, është që proshuta ose sallami të ketë të paktën 85% përbërje mishi edhe pse gjëja më e mirë do të ishte 100%.

Shumë prej djathrave të përdorur për të bërë tost kanë një cilësi shumë “vite dritë” larg nga djathi i mirë.

Djathi i tostit mund të përmbajë vajra të rafinuar ose përbërës të shtuar, që e bëjnë atë ultra të përpunuar.

Nëse dëshironi të siguroheni që djathi që blini është i mirë, thjesht shikoni etiketën dhe sigurohuni të ketë vetëm 4 përbërës: qumësht, kripë, fermente laktike dhe mullëz. Sa më shumë të zgjatet lista e përbërësve, aq më keq për organizmin tonë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet