Në vitin 2017 (vit i fundit me të dhëna të vlefshme nga të gjitha vendet) në të gjithë botë 5.4 milionë fëmijë humbën jetën në 2017, prej të cilëve 809 mijë kishin si shkak Pneumoninë, e cila cilësohet si shkaktari kryesor i vdekjeve te fëmijët. Të dhënat nga Global Burden of Disease tregojnë se çdo 39 sekonda një fëmijë humbet jetën për këtë shkak.
Në Shqipëri po i njëjti studim raporton së në vitin 2017 u regjistruan 66 raste të humbjes së jetës te fëmijët më të vegjël se 5 vjeç nga Pneumonia. Shqipëria renditet ndër vendet me normën më të lartë në Ballkan ku portali Our World in Data ka raportuar 37.9 vdekje për 100 mijë fëmijë. Në Maqedoninë e Veriut kjo normë në 2017-n ishte 12 vdekje për 100 mijë fëmijë, në Serbi 3.85 për 100 mijë fëmijë, ndërsa në Malin e Zi 3.87 vdekje për 100 mijë fëmijë, ndjekur nga Bosnja me një diferencë të ngushtë prej 3.9 vdekje për 100 mijë fëmijë nën 5 vjeç.
Pneumonia ishte shkaktari i tretë i vdekjeve te fëmijët në Shqipëri, duke u renditur pas vdekjeve të shkaktuara nga çrregullimet në lindje, ku u shënuan 113 raste dhe defekteve që në lindje me 109 raste.



