E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Përse duhet të hani qershi para gjumit

Nuk ka njeri që të mos jetë i marrosur pas qershive.

Është e pamundur të mos hutohesh nga larmia e nuancave të të kuqes në treg.

Vlerat dhe Vetitë e Qershive
Qershitë përmbajnë vitaminë A, vitaminë C dhe kalium.

Vlerat shëndetësore që merr nga konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamin A dhe vitaminë C përfshijnë: një sistem imunitar të përmirësuar, veti superiore të shërimit të plagëve dhe shikueshmëri më të qartë veçanërisht në kushte kur drita është e kufizuar.

Konsumimi i ushqimeve të pasura me kalium ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut të formimit të gurëve në veshka.

Qershitë janë një burim i pasur i antioksidantëve të fuqishëm që kryesisht gjenden në frutat dhe perimet që kanë ngjyrë të kuqe, vjollcë apo të errët.

Një ushqim i pasur me antioksidantë ul rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare.

Konsumimi i qershive ka gjetur jehonë për shkak edhe të çlirimit të dhimbjeve nga sëmundje si artriti.

Kohët e fundit, është zbuluar që qershitë luftojnë pagjumësinë dhe dhimbjet muskulare.

Kjo falë natyrës anti-inflamacion të vitaminës C dhe antioksidantëve.

Lexoni më poshtë nga AgroWeb.org arsyet kryesore përse nuk duhet t’i ndaheni këtyre frutave të shijshme.

Ndihmojnë me gjumin
Sipas studimeve, vlerat anti-inflamatore të qershive ju ndihmojnë të flini më mirë.

Në ditët e ngrohta qershitë janë një zgjidhje jashtëzakonisht e shijshme dhe freskuese.

Zëvëndësoni ushqimin e darkës me këto fruta që bëjnë një ndryshim thelbësor në shëndetin tuaj.

AgroWeb.org ju rekomandon gjithsesi të mos e teproni me qershitë.

Shuajnë dhimbjet fizike
Qershitë janë natyralisht të pasura me kalium që përçon impulset elektrike në të gjithë trupin.

Ky mineral ndihmon në ruajtjen e tensionit të gjakut, me hidratimin, rimëkëmbjen e muskujve, impulse nervore, tretjen, rrahet e zemrës dhe ekuilibrin e pehashit.

Në një gotë me qershi gjeni 330 miligramë kalium që përbën 10% të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.

Luftojnë inflamacionin
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar që antioksidantët te qershitë mund të pakësojnë dhimbjet dhe zvogëlojnë inflamacionin e shkaktuar nga osteoartriti.

Forcojnë imunitetin
Si të gjitha frutat dhe perimet, qershitë janë të pasura me doza të mëdha antioksidantësh dhe përbërësish që luftojnë virozat.

Flavonoidët, antioksidantë që gjenden tek qershitë, luftojnë infeksionet në shumë nivele. Studimet kanë treguar që këto elemente kanë një ndikim domethënës në funksionet e sistemit tonë imunitar.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet