E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pengoni ftohjen dhe gripin: Dezinfektimi i duarve më së miri zvogëlon bartjen e virusit te fëmijët

Dezinfektimi i duarve është më i mirë se larja me sapun, ka treguar hulumtimi i bërë në qytetin Almeira të Spanjës.Në hulumtim kanë marrë pjesë 911 fëmijë deri në 3 vjeç të cilët rregullisht kanë qëndruar në kopshte, transmeton Telegrafi.

Me qëllim të hulumtimit janë formuar tri grupe. Grupi i parë ka përdorur mjetet dezinfektuese, i dyti sapunin dhe ujin, ndërsa i treti ka pasur mundësi të ndjekë rutinën e vet të zakonshme të larjes së duarve.

Në periudhën prej nëntë muajve, 911 fëmijë kanë pasur 5.211 infeksione respiratore, me ç’rast 5.186 ditë kanë munguar nga kopshti.

Grupi i parë, i cili ka përdorur mjete dezinfektuese ka munguar 3,25 për qind, grupi i cili ka përdorur sapunin dhe ujin, 3,9 për qind, ndërsa grupi i tretë 4,2 për qind.

Përdorimi i sapunit dhe i ujit për larje të duarve shton rrezikun nga ftohja për 21 për qind dhe 31 për qind më shumë probabilitet që do të detyroheni të përdorni antibiotikë.

– Mendoj që gjëja kryesore në këtë hulumtim është fokusi në fëmijët e vegjël në kopshte. Kjo tregon konstatimin që është e mundur të zvogëlohen ftohjet dhe viruset te fëmijët, nëse përdoren mjete dezinfektuese, thotë doktori Don Goldman. /Telegrafi/

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet