Ne e dimë që ushqimi ndikon tek trupi ynë, por a ka një impakt të fuqishëm edhe në mendjen tonë? Ndërsa roli i dietës dhe lëndëve ushqyese në shëndetin fizik është i pamohueshëm, influenca e faktorëve dietikë në shëndetin mendor është marrë më pak parasysh.
Shoqata Psikiatrike Amerikane e klasifikon acidin yndyror omega-3 (më së shumti i gjendur tek peshku) si një trajtim plotësues për depresionin. Psikiatrët kohët e fundit kanë nxjerrë studime që përveç mënyrës së jetesës, në shëndetin mendor ndikon edhe ushqimi.
Një grup shkencëtarësh nga Shoqata Ndërkombëtare e Kërkimeve Psikiatrike, argumentojnë se dieta ushqimore është po aq e rëndësishme për psikiatrinë sa për kardiologjinë dhe gastro-enterologjinë.



