E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Një mëngjes i lehtë apo i rëndë? Cili duhet konsumuar?

“Nëse i ikim mëngjesit, atëherë patjetër që do të bëjmë një zgjedhje jo të duhur për drekë.

Njerëzit që kalojnë mëngjesin, hanë më shumë gjatë ditës”, thotë Emily Banes, eksperte e dietës në Qendrën Mjekësore Northwest Houston. Por, këtë gabim e kemi bërë të gjithë të paktën disa herë gjatë jetës sonë, raste të ndodhura për një sërë arsyesh.

Disa persona nuk konsumojnë vaktin e mëngjesit sepse e konsiderojnë atë si një vakt që iu shton oreksin dhe peshën. Një tjetër dilemë për personat që konsumojnë mëngjes është një mëngjes i lehtë apo i rëndë në kalori.

Keni dëgjuar jo në pak raste që t’ju thonë “mos e lini stomakun kurrë bosh, një frut ose një fetë bukë të mban gjithë ditën energjik”.

Por, nga ritmi i ditës dhe për shkak se ora ikën shumë shpejt në mëngjes, ne dalim me stomakun bosh, gjë që nutricionistët ndërkombëtarë e quajnë gabimin e parë të ditës.

Në gazetat botërore gjen artikuj ku thuhet se mëngjeset nuk  janë të domosdoshëm, por nutricionistët këtë fakt e hedhin poshtë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet