Linja e parë e mbrojtjes kundër toksinave është pikërisht mëlçia juaj. Ajo funksionon si një filtër për të parandaluar substancat toksike të gjendura në ushqime duke mos lejuar kalimin e tyre në gjak.
Është shumë e rëndësishme për ta filluar ditën me produktet të cilat do të bëjnë të mundur nxjerrjen e toksinave nga trupi juaj. Konsumimi i limonit me xhenxhenfil çdo mëngjes jo vetëm që do të largojë toksinat e dëmshme nga trupi juaj, por edhe do të ju ndihmojë të ruani peshën konstante ose të bini në peshë.
Xhenxhefili: Kjo bimë ndihmon fuqishëm në përmirësimin e tretjes dhe ndihmon zorrët të mos kalojnë toksinat. Një studim i publikuar në revistën “Metabolism”, ka treguar se xhenxhefili ndihmon në zvogëlimin e ndjenjës së urisë. Kështu ju hani më pak dhe njëkohësisht humbisni peshë.



