E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Nëse vuani nga këto sëmundje, mos konsumoni hudhër

“Le të jetë ushqimi ilaçi juaj, dhe ilaçi juaj ushqim”.

Janë fjalë të famshme këto të “babait të mjekësisë”, Hipokratit. Atij i pëlqente që hudhrën ta përdorte për shërimin e një sërë problemesh shëndetësore.

Edhe shkenca moderne ka konfirmuar kohët e fundit shumë nga përfitimet shëndetësorë të hudhrës.

Edhe pse hudhra është ushqyese dhe e shëndetshme për trupin e njeriut, ajo nuk është e përshtatshme për të gjithë. Në përgjithësi, ekzistojnë katër grupe të njerëzve që nuk duhet të hanë hudhër.

Grupi i parë: Pacientë me sëmundje të mëlçisë

Shumë njerëz kishin zakon të hanin hudhër për të parandaluar hepatitin. Sidoqoftë, një mënyrë e tillë është jashtëzakonisht e dëmshme për pacientët me hepatit. Kjo për shkak se hudhra nuk ka asnjë efekt në virusin e hepatitit, dhe përkundrazi, disa komponentë në hudhër madje mund të stimulojnë stomakun dhe zorrët, të pengojnë sekretimin e lëngut tretës në traktin e zorrëve, duke rritur kështu simptomat e pacientëve me hepatit si prsh të vjella. Për më tepër, përbërësit e paqëndrueshëm në hudhër do të zvogëlojnë qelizat e kuqe të gjakut dhe hemoglobinës në gjak, dhe mund të çojnë në anemi, e cila nuk është e favorshme për trajtimin e hepatitit.

Grupi i dytë: Pacientët me diarre

Nëse njerëzit vuajnë nga enteriti jo bakterial ose diarre, ata nuk duhet të hanë hudhër. Nëse ata nuk i kushtojnë vëmendje këtij njoftimi dhe vazhdojnë të hanë hudhër, aroma pikante e hudhrës do të stimulojë zorrët, dhe më pas do të çojë në hiperemi të mukozës së zorrëve. Do përkeqësojë edemën, duke e bërë kështu sëmundjen më të rëndë.

Grupi i tretë: Pacientë me sëmundje të syrit

Njerëzit që vuajnë nga glaukoma, katarakti, konjunktiviti dhe sëmundje të tjera të syve duhet të hanë më pak hudhër në dietat e tyre të përditshme. Mjekësia kineze beson se konsumimi afatgjatë i sasive të mëdha të hudhrës dëmton mëlçinë dhe sytë. Përndryshe, me kalimin e kohës, ajo do të çojë në shumë simptoma serioze, siç janë shikimi i dobët, tringëllimi në veshët, humbja e kujtesës etj. Përveçse duhet të hanë më pak hudhër, ata gjithashtu duhet të hanë më shumë ushqime të pasura me vitaminë A, vitaminë B1 dhe riboflavin, siç janë mëlçia e kafshëve, vezët, qumështi, karrota, domatja etj.

Grupi i katërt: Pacientë me sëmundje të tjera të rënda

Në përgjithësi, të hani hudhër, speca dhe ushqime të tjera pikante është e dobishme për njerëzit e shëndetshëm për të ruajtur shëndetin afatgjatë. Ndërsa për pacientët që janë të sëmurë rëndë dhe janë nën kujdesin mjekësor, ngrënia e hudhrës do të sillte efekte anësore të konsiderueshme në trupin e tyre. Komponentët që përmbahen në hudhër jo vetëm që do të ndikojnë në efektet e ilaçit, por gjithashtu mund të kenë reagim zinxhir me ilaçin, dhe pastaj të përkeqësojnë sëmundjen.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet