E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ndotja e ajrit dhe pasojat që sjell në organizëm

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga ecja janë të shumta, por hulumtimet e reja tregojnë se ato mund të ‘anulohen’ si pasojë e ekspozimit në ajër të ndotur.

Këto hulumtime nga britanikët kanë zbuluar se doza e ajrit të cilën e thithin njerëzit kur ecin në qendër të Londrës më shumë shkakton dëme sesa të mira.

Edhe pse ecja aktive rekomandohet nga ekspertët si pjesë e stilit të shëndetshëm të jetesës, hulumtuesit kanë zbuluar se ecja në ajër të ndotur mund t’i bllokojë arteriet dhe ta çrregullojë funksionin e mushkërive.

Një studim i ri vë në dukje se ajri i papastër është forma më vdekjeprurëse e ndotjes. Ai është shkaktari i katërt kryesor i vdekjeve të parakohshme.

Kjo i kushton ekonomisë globale qindra miliarda dollarë çdo vit në orë pune të humbura. Studimi i ri “Kostoja e Ajrit të Ndotur: Forcimi i Bindjes Ekonomike për Veprim”, është kryer nga Banka Botërore dhe Instituti i Matjes dhe Vlerësimit të Shëndetit.

Urvashi Narain, ekonomist i lartë për mjedisin në Bankën Botërore thotë se:“Motivacioni kryesor i këtij raporti ishte të theksonte sfidën e ajrit të ndotur. Sa i përhapur është ai. Dhe gjithashtu të shtrohet çështja për veprim nga vendet. Ato nuk mund ta injorojnë këtë problem. Ato duhet të veprojnë”.

Studimi thekson se “rreth 90 për qind e popullsisë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, janë të ekspozuar ndaj niveleve të rrezikshme të ndotjes së ajrit.”

Studimi thotë se në vitin 2013 “mbi 5 milionë njerëz gjetën vdekjen nga sëmundjet e lidhura me ajrin e ndotur jashtë dhe brenda shtëpive.”

Kanceri i mushkërive, astma, çrregullime kronike pulmonare dhe infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, janë të lidhura me ajrin e ndotur.

Ai mund të kontribuojë gjithashtu në sëmundjet kardiovaskulare. Ajri i ndotur mund të dëmtojë veçanërisht rëndë fëmijët pasi sistemi i tyre i imunitetit dhe mushkëritë nuk janë të zhvilluara plotësisht.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet