E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mosha që godet varianti i ri “Omicron”

Sot Greqia shënoi një rekord të zi me 9284 raste me koronavirus brenda 24 orëve.

Në rritjen e fortë të numrit ka ndikuar padyshim varianti i ri “Omicron”.

Nesër specialistët parashikojnë një tjetër rekord, mbi 10 mijë të infektuar. Por cilat janë kategoritë që po prek më shumë varianti i ri i COVID-19?

Mjekët grekë theksojnë se transmetimi i virusit është më i madh te moshat më të reja, 18 deri në 30-vjeç për shkak të rritjes së lëvizshmërisë.

Të infektuarit nga kjo grupmoshë përbëjnë tre nga katër raste (75%), ndërsa një në pesë (30%) janë nën 18 vjeç.

Vetëm 6% e përhapjes ka të bëjë me qytetarët e moshës 60 vjeç e lart.

Për shkak të situatës së krijuar, Greqia forcoi akoma më shumë masat kundër përhapjes së COVID-19.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet