E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mjekët psikiatër: “Na pret një “cunami” i sëmundjes mendore pas izolimit”

Mjekët psikiatër paralajmërojnë një “cunami” të sëmundjes mendore nga problemet e grumbulluara gjatë bllokimit

Ata janë veçanërisht të shqetësuar që fëmijët dhe adoleshentët nuk po marrin mbështetjen e nevojshme për shkak të mbylljes së shkollës, izolimit të vetvetes dhe frikës nga spitalet.

Në një studim, mjekët psikiatër raportuan rritje të rasteve urgjente dhe një rënie në takimet rutinë.

“Tashmë ne po shohim ndikimin shkatërrues të COVID-19 në shëndetin mendor, me më shumë njerëz në krizë,”- tha Prof. Wendy Burn, presidentja e ‘Kolegjit Mbretëror të Psikiatërve’.

“Por ne jemi po aq të shqetësuar për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë tani, të cilët nuk po e marrin atë. Frika jonë është se bllokimi po grumbullon probleme që më pas mund të çojnë në një cunami.”- shtoi ajo.

Një studim i 1.300 mjekëve të shëndetit mendor nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar zbuloi se 43% kishin parë një rritje të rasteve urgjente ndërsa 45% raportuan një zvogëlim të takimeve rutinë.

Një psikiatër tha: “Në psikiatrinë e të moshuarve, pacientët duket se janë ‘avulluar’ dhe mendoj se njerëzit kanë shumë frikë të kërkojnë ndihmë”.

Një tjetër shkruante: “Shumë prej pacientëve tanë kanë zhvilluar çrregullime mendore si rezultat i drejtpërdrejtë i coronavirusit.”

Dr. Bernadka Dubicka, e cila drejton fakultetin e psikiatrisë së fëmijëve dhe adoleshentëve në RCP, tha: “Ne jemi të shqetësuar që fëmijët dhe të rinjtë me sëmundje mendore që mund të jenë në vështirësi, nuk po marrin mbështetjen që u duhet”.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet