136 milionë europianë vuajnë nga migrena, mes të cilëve 2% vuajnë nga forma kronike. Pesha ekonomike e kësaj sëmundjeje, që është ndër shqetësimet më të përhapura të kokës, llogaritet në rreth 27 miliardë euro në vit, duke përfshirë këtu vizita mjekësore, medikamente dhe ditë pune të humbura.
Migrena, që nuk është një dhimbje e thjeshtë koke, prek pra 15 % të evropianëve.
Ajo është një shqetësim neurologjik i karakterizuar nga dhimbje intensive, shpesh pulsuese dhe e shoqëruar me të vjella dhe bezdi ndaj dritës, të cilat janë shkaku 25% të mungesave në shkollë e punë.



