E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kjo është dieta ideale për një trup të hatashëm në verë!

Pushimet e verës po afrojnë, deti, rrobat e banjës dhe sidomos sa bukur do të duket trupi ynë janë prioritetet e gjithësecilit në këtë periudhë.Shumë prej nesh i drejtohen palestrës apo kontrollit të ushqimit përpara se të nisen për në plazh me qëllim që të duken sa më bukur. Por kjo duhet të vazhdojë edhe gjatë kohës që ne jemi duke pushuar, në mënyrë që edhe ditën tjetër rrobat e banjos të na rrijnë aq bukur sa ditën e parë kur nisëm pushimet.

Më poshtë po ju sjellim disa këshilla sesi të ushqeheni gjatë kohës që jeni në plazh.

Mundohuni të hani mëngjesin e bollshëm sepse dielli dhe noti ju lodh, duke ju detyruar të hani gjëra të shpejta apo të pa shëndetshme.

Pini shumë lëngje, jo domosdoshmërisht me sheqer, uje do të ishte zgjidhja ideale.

Shmangni pijet me gaz, ato ju japin ndjesinë e fryrjes dhe barku juaj do të duket si tullumbace.

Në drekë preferoni prodhimet e detit, shmangni picat apo ushqimet e gatshme sepse treten me vështirësi.

Përpiquni që darka të jetë sa më e lehtë, në mënyrë që mëngjesin e ditës tjetër barku juaj të duket sërish bukur.

30 minuta vrap në mëngjes buzë detit, mund të konsiderohet gjithashtu pjesë e relaksit tuaj. Ju ndihmon të tresni çfarë keni konsumuar një ditë më parë.

Notoni sa më shumë, sepse noti është miku më i mirë i një fiziku të bukur.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet