E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ja disa ushqime të konservuara që nuk duhet t’i blini asnjëherë në supermarket

Këto ushqime gjysmë të gatshme për gatim mund të duken si ushqime të shpejta dhe të përshtatshme në kuzhinë, por janë më pak të shijshme dhe më të shtrenjta se kur i blini të freskëta.

Kjo është lista e artikujve të konservuar që duhet injoruar në supermarkete.

-Hudhra: Shijet e hudhrave të konservuara janë ndryshe nga ato të freskëta, gjithashtu humbasin edhe vlerat ushqyese si antioksidantët dhe vitaminat.

-Kërpudha: Çdo njeri që i pëlqen kërpudhat mund të kuptojë se shija e tyre kur konservohen ndryshon. E vetmja e mirë që ofrojnë kërpudhat e konservuara janë koha, më pak kohë për t’i përgatitur.

-Lëng qitroje: Lëngu i limonit, i portokallit dhe i qitros duhet të jenë gjithmonë të freskët, pasi humbin vlerat ushqyese dhe mund të bëhen dëmtues shëndeti.

-Salcë për sallatë: Jemi dakord që salcat marrin shumë kohë për t’u përgatitur, por shpeshherë nuk janë të këshillueshme për shëndetin. Ju mund të përgatisni vetë në shtëpi një salcë me mustardë, vaj ulliri, uthull, kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës.

-Pure patatesh: Janë një nga ushqimet më të mira dhe më të shijshme, mirëpo duke i blerë të konservuara humbasin shijen. Do të ishte mirë të shpenzoni disa minuta për t’i përgatitur vetë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet