E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kërcisni shpesh gishtat? Ja çfarë ndodh me kockat tuaja

Kemi dëgjuar shpesh se kërcitja e kockave të duarve mund të jetë e dëmshme për shëndetin, pasi mund të shkaktojë artrit.

Por sa e vërtetë është kjo?

Sipas mjekëve nuk ka asnjë efekt anësor kërcitja e kockave dhe nuk ka asnjë lloj lidhje me sëmundjen e artritit.

Nyjet e duarve që lidhin gishtat me pjesën tjetër të dorës, kanë disa hapësira të mbushura me lëng që quhet lëngu sinoval.

Në gjuhën e përditshme atë mund ta krahasosh me një lloj grasoje që lejon lëvizjen e kockave por pa lejuar fërkimin mes tyre.

Kur kockat kërciten, zmadhohet hapësira mes këtyre nyjeve dhe kockave. Kështu lëngu sinoval shkon në hapësirën e re të krijuar, dhe në këtë moment është zhurma që ne dëgjojmë.

Por kjo nuk ka asnjë efekt anësor, pasi pas disa kohësh ajo që do të ndodhë është thjesht kërcitja më e lehtë e kockave.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet