E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Katër arsye pse duhet të pini sa më shumë ujë

Trupi i njeriut përmban rreth 60% ujë. Kjo do të thotë se uji është shumë i rëndësishëm.

Andaj, është e rekomanduar që të pihen së paku tetë gota ujë në ditë. Pirja e ujit ka dobi të shumta në shëndetin trupor e mendor.

Më poshtë gjeni katër përfitime direkte nëse pini sa më shumë ujë.

Uji ndihmon në performancën fizike
Nëse nuk pini ujë, mund të vuani nga performanca e ulët fizike. Hidratimi i duhur mundëson që trupi juaj të jetë në gjendje fantastike, njësoj sikur stërvitja.

Pirja e ujit rrit energjinë e trupit dhe funksionimin e trurit

Funksionimi i trurit varet shumë nga niveli i ujit në trupin tuaj. Studime të shumta tregojnë se mungesa e ujit ndikon në mosfunksionimin e trurit.

Uji parandalon dhe shëron dhimbjet e kokës
Nëse pini ujë, ju mund ta parandaloni dhimbjen e kokës. Madje, edhe nëse keni dhimbje, ju mund ta shëroni atë me anë të pirjes së ujit.

Uji largon edhe gurët nga veshkat

Njëra prej mënyrave se si mund t’i largoni gurët në veshka është që të pini ujë vazhdimisht.

Natyrisht se kjo nuk e shëron komplet sëmundjen e gurëve, mirëpo ndihmon shumë si metodë që nuk ka efekte anësore negative.

Mbani dietë? Pini sa më shumë ujë!

Pini sa më shumë ujë nëse doni të humbni peshë. Kjo sepse uji e ngopë trupin dhe e rritë metabolizmin në trup.
Sipas studimeve, pirja e një gjysmë litre uji rritë metabolizmin për 24-30% deri në një orë e gjysmë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet