Edhe pse është e vështirë të shmangim ekranet këto ditë, ka mënyra të ndryshme në të cilat mund të pakësojmë pak lodhjen e syve dhe të shmangim migrenat e dhimbshme.
Shikoni larg ekranit herë pas here
Do të ishte më mirë nëse mund të bëni një pushim pesë minutash nga ekrani çdo 45 minuta. Kjo do të thotë të largohesh nga kompjuteri, por pa marrë telefonin. Në këtë mënyrë sytë do të rigjenerohen. Ndërkohë që po pushoni, kushtojini ato pesë minuta qafës dhe shpatullave dhe jepini pak shtrirje për të stimuluar qarkullimin. Shtrirja ndihmon me migrenën sepse relakson muskujt, gjë që dërgon një sinjal tek nervat që të jenë më pak të tensionuara dhe dërgon reagime në qendrat e dhimbjes në tru.



