E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Kafeina ndihmon kundër obezitetit

Kafeina mund të konsiderohet si një agjente kundër obezitetit, pasi kafeja zvogëlon konservimin e lipideve, prodhimin e triglicerideve dhe kufizon shtimin në peshë, sipas studiuesve të Universitetit të Illinoisit, botuar në revistën ”Functional Foods”.

Ky eksperiment u aplikua te minjtë të cilët ndoqën një dietë me 40 për qind yndyrë, 45 për qind karbohidrate dhe 15 për qind proteina, përcjell televizioni publik.

Ata gjithashtu konsumuan kafeinën në një sasi të barabartë me atë të një qenieje njerëzore, që e merr atë në katër filxhanë në ditë.

Minjtë që konsumuan kafeinën grumbulluan më pak yndyrë të trupit sesa grupi tjetër: ata fituan 16 për qind më pak peshë dhe grumbulluan 22 për qind më pak yndyrë trupore sesa minjtë që konsumuan produktin e dekafeinuar.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet