E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ja pse trupi kërkon në mëngjes kafe dhe ëmbëlsira!

Nëse keni fjetur për tetë orë dhe përsëri ndjeheni të lodhur, mund të mos keni nevojë për më shumë gjumë por keni mungesë të një lënde ushqyese në veçanti.

Sipas dietologes Fiona Tuck 80% e popullsisë kanë mungesë të magneziumit dhe kjo mund të jetë përgjigjja për çdo simptomë që nuk mund të shpjegohet- që nga lodhja e deri te dëshira për të ëmbla dhe kafe.

‘Ka shumë arsye për mungesën e magneziumit’, shpjegoi Fiona në blogun e saj, – ‘ Kjo përfshin, një dietë të lartë me sheqerna ose ushqim të përpunuar, stress kronik dhe  konsumim të rregullt të alkolit janë disa prej këtyre arsyeve.’

Dietologia tha se magneziumi është përgjegjës për funksionet e plethoras duke përfshirë këtu konvertimin e karbohidrateve në energji, rregullimin e sheqerit në gjak dhe një system të shëndetshëm nervor. ‘Nëse nuk kemi mjaftueshëm magnesium në trupin tonë, shëndeti ynë do të preket duke dhënë shenja si lodhja’, shtoi ajo.

Cilat janë simptomat e mungesës së magneziumit?

Lodhje e tepërt

Dhimbje të muskujve ose ngërç

Stres kronik

Irritim

Tike të syrit

Luhatje humori

Tension i lartë i gjakut

Dëshira për ushqim

Nëse dëshironi që të rrisni nivelet e magneziumit në trup pa patur nevojë për kafe ose çokollata, ka plot opsione të tjera.

Frutat e thata si bajamet, arra shqeme dhe arrat braziliane janë një zgjedhje e shkëlqyer ndërsa pregatisni sallatën për drekë me spinaq dhe avocado. Fiona rekomandon që të konsumoni sa më shumë perime me gjethe të gjelbër po ashtu edhe banana, oriz kaf dhe tërshërë. Gjalpi i kikirikut, rrushi i thatë dhe buka integrale janë gjithashtu një burim shumë i mirë i magneziumit.

Përveç ushqimeve që përmbajnë magnez ju mund të konsumoni edhe suplemente që përmbajnë magnesium si Klorid Magneziumi , Hidroksid Magneziumi ose Sulfat Magneziumi. Gjithsesi për këto duhet të fundit duhet të konsultoheni me një mjek.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet