E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ja pse foshnjat nuk duhet të pijnë ujë

Prindërve të të porsalindurve u këshillohet të mos u japin bebeve ujë sepse mund ta pësojnë edhe me vdekje. Ndonëse uji mund të duket krejtësisht i padëmshëm, edhe sasitë më të vogla të ujit mund të ndikojnë në balancimin e ujit të trupit të bebes.

Nëse u jepni bebeve nën gjashtë muaj vetëm një gotë ujë, ato mund të kenë mbingarkesë të veshkave dhe kjo mund të shpijë në hiponatremi – sëmundje shumë e rrezikshme.

Ekspertët kanë treguar se veshkat janë shumë të ndjeshme te bebet nën gjashtëmuajshe dhe uji mund të shkaktojë intoksikim si rezultat i mosbalancimit të elektroliteve si sodiumi. Kjo mund të shkaktojë hiponatremi, sëmundje që tregon se nivelet e larta të ujit i kanë rritur nivelet e sodiumit në trup.

Gjendja e tillë mund të shkaktojë komplikime si ënjtja e trupit, sulmet epileptike dhe, në raste ekstreme, mund të shkaktojë edhe vdekjen. Veç kësaj, nëse i jepni bebes ujë, kjo mund të ndikojë në aftësinë e bebes për t’i marrë vlerat adekuate ushqyese.

Lukthi i tyre është shumë i vogël dhe lehtë mbushet me ujë, gjë që jua vështirëson atyre absorbimin e nutrientëve. Derisa t’i mbushin të paktën gjashtë muaj, shumica e ekspertëve thonë se bebet duhet të ushqehen vetëm me qumësht të gjirit

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet