E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term që përfshin me dhjetëra varietete frutash që janë të shëndetshme.

Në Shqipëri, dyqane të ndryshme kanë lloje të ndryshme të hurmave të arabisë. Në këtë artikull, AgroWeb.org ka renditur 9 hurmat më të mira të Arabisë.

Hurmat Ajwa

Këto njihen si ‘Mbretëresha e Hurmave’ sepse besohet të kenë qenë të preferuarat e Profetit Muhamed të fesë Islame. Ato janë të buta dhe më të thata. Këto hurma njihen për aftësinë që kanë në forcimin e imunitetit.

Hurmat Medjool

Ky frut rritet në vende me klimë të nxehtë e të thatë siç është Lindja e Mesme, Afrika dhe Kalifornia. Ato nuk përmbajnë sheqer dhe janë ideale për pacientët diabetikë. Këto hurma janë të pasura me vitamin, minerale dhe energji.

Hurmat Kalmi

Këto fruta e kanë origjinën nga Omani. Janë fruta të zeza, të vogla me formë cilindrike. Ato janë të pasura me kalium dhe parandalojnë diarenë.

Hurmat Mabroom

Këto hurma njihen si fruta të cilësisë së parë. Janë natyralisht të pasur me minerale dhe antioksidantë, të ëmbla dhe përtypen me lehtësi.

Hurmat Ambera

Këto hurma mbajnë vulën e cilësisë më absolute të frutave të thata. Ato vijnë nga Medina, në Arabinë Saudite. Janë të mëdhaja në përmasa dhe kanë aftësi të përmirësojnë shërimin natyral të organizmit.

Hurmat Khudri

Kanë formë cilindrike dhe gjenden në përmasa mesatare ose të mëdha. Kanë ngjyrë kafe me nuance të kuqe dhe të japin energji të menjëhershme që në kafshatën e parë.

Hurmat Zahidi

Janë hurmat më të shijshme të Iranit. Kanë një ngjyrë të çelët të verdhë dhe formë rrumbullake. Këto hurma përmbajnë sasi të larta të vitaminave A, B, C dhe minerale që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Hurmat Safawi

Vijnë nga Arabia Saudite dhe janë të ëmbla e të mëdha. Këto hurma përdoren kryesisht për të trajtuar aneminë dhe intoksikimin.

Hurmat Sukarri

Edhe ky varietet vjen nga Arabia Saudite. Janë tejet të ëmbla dhe të qullëta. Ato të japin një dozë të menjëhershme energjie.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet