Kur lexojmë për jetën e profetit Muhamed (a.s), e kuptojmë se ai i jepte një rëndësi shumë të madhe pastërtisë, e poashtu higjienës orale. Në hadithet e transmetuara thuhet se ai kanë thënë se: “Pastërtia është gjysma e besimit..” dhe se “Islami është pastërti.”, një nga aspektet e pastërtisë, së cilës ai i kushtoi shumë rëndësi, ishte higjiena orale, pra kujdesi ndaj pastërtisë së dhëmbëve dhe gojës. Kur shokët e tij e përshkruanin Profetin (a.s) thoshin se dhëmbët e tij dukeshin si perla, ishin të pastra, të bardha dhe shkëlqyese.Ai i pastronte dhëmbët me misvak që kryesisht janë rrënjë të buta të pemës se Arakut (emri shkencor: Salvadora persica) por edhe degët e pemës se Ullirit dhe Urxhunit (lloj kërpudhe, emri shkencor: Podaxis), e të ngjashme si këto, qe nuk thërrmohen dhe që nuk e lëndojnë gojën. Ai thoshte se në misvaku i pastron dhe i zbardhon dhëmbët, i forcon rrënjët e tyre dhe e ëmbëlson frymëmarrjen. Ai tregonte edhe teknika të larjes së dhëmbëve që më pas janë vërtetuar edhe shkencëtaresh. Thoshte se pastrimi duhet bërë duke përdorur lëvizjet rrethore, lëvizje gjysmë-hëne, nga ana e djathtë në anën e majtë, me lëvizje rrethore nuk dëmtohet smalti (shtresa mbrojtëse e dhëmbëve) dhe nuk dëmtohen mishrat, poashtu kjo teknikë i largon më së miri mbetjet dhe papastërtitë.
Profeti Muhamed (a.s) kishte thënë: “Sikur të mos ishte e vështirë për besimtarët, do t’i urdhëroja që t’i pastrojnë dhëmbët me misvak para çdo namazi.” Që i bie pesë herë në ditë. Transmetohet se ai i pastronte shumë shpesh dhëmbët, çdo mëngjes dhe çdo herë para se të flinte, kur ai zgjohej natën, i fërkonte dhëmbët me misvak, merrte abdes dhe falte namaz nate.
Për mua është e pakuptimtë, që në ditët e sotme, shoqëria jonë, të ketë një higjienë të dobët orale dhe sëmundje të shumta të dhëmbëve dhe mishrave afër tyre (gingivat) që vijnë si pasojë e mos mbajtjes së higjienës së duhur orale. Andaj duhet kushtuar më shumë kujdes higjienës së gojës sepse nga mosmbajtja e saj vijnë shumë sëmundje si orale poashtu edhe trupore.



