Nëse i ke vënë qëllim vetes që këtë vit të biesh nga pesha, puna fillon me metabolizmin. Dhe sukses në humbjen e kilogramëve do të kesh vetëm atëherë kur të kesh gjetur mënyrat e duhura që metabolizmi të djegë sa më shumë kalori gjatë gjithë ditës.
Por, shumica e atyre që ndjekin dieta të ndryshme nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është rutina e mëngjesit për humbje në peshë.
Në fakt, ekspertët e shëndetit thonë se shmangia e mëngjesit është një nga gabimet më të zakonshme që i bëjmë metabolizmit dhe kjo është arsyeja, me shumë gjasa, që nuk arrin nga dieta atë që pret: “Shmangia e mëngjesit është një nga gjërat më të këqija që bëni nëse doni të bini nga pesha, sepse kjo e bën metabolizmin të punojë më ngadalë. Nëse nuk ha, truri i dërgon një mesazh pjesës tjetër të trupit të ruajë energjinë, duke e sinjalizuar atë të mbajtë yndyrën që po përpiqeni ta zhdukni”, tha Jenny Sugar, dietologe.



