Në momentin e parë që ndihemi keq, zgjidhja e menjëhershme është marrja e antibiotikëve dhe ilaçeve, edhe pse e dimë që shkaktojnë efekte anësore. Madje, disa prindër iu japin fëmijëve të tyre antibiotikë pa u konsultuar fare me mjekun.
Një studim i ri i kryer nga një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kolorados dhe Pensilvanisë ka zbuluar se, dhënia e antibiotikëve tek fëmijët që nuk kanë mbushur akoma 2 vjeç, rrit rrezikun që ata të bëhen obezë kur të rriten.
“Antibiotikët janë përdorur për dekada të tëra për shtimin në peshë të bagëtive, dhe studimi ynë konfirmon se antibiotikët kanë të njëjtin efekt edhe tek njerëzit”, thotë një nga autorët e studimit, dr. Frank Irving Scott.



