E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Fëmijët që e përtypin pak dhe shpejt ushqimin janë më të prirur ndaj obezitetit

Sipas një studimi të kryer në Japoni, të publikuar në faqen web të “Science Direct” u zbulua se fëmijët që përtypin më pak, që hanë shpejt dhe me gojën plot janë të prirur ndaj obezitetit.

Studiues nga Universiteti i Osakës në Japoni kryen një studim për të shqyrtuar efektet e zakoneve të përtypjes në obezitetin tek fëmijët.

Në studimin që shqyrtoi zakonet e të ngrënit të afërsisht 1 400 fëmijëve të moshës 9 deri në 10 vjeç, u përcaktua se fëmijët që nuk e përtypin ushqimin mjaftueshëm janë më të prirur ndaj obezitetit.

Fëmijët që e përtypin ushqimin keq, si dhe ata që hanë shpejt dhe me gojën plot, janë gjithashtu të prirur ndaj kësaj sëmundjeje, sipas studimit.

Sipas studimit, fëmijët që përtypnin më dobët kishin një herë e gjysmë më shumë gjasa të ishin obezë, ndërsa fëmijët që hanin shpejt kishin rreth dyfishin e rrezikut të obezitetit.

Ndërsa u zbulua se kjo situatë vërehej më shpesh tek djemtë, 167 fëmijë u vlerësuan në klasën e “obezëve” si rezultat i hulumtimit.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet