E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Fëmijët kanë probleme me shtyllën kurrizore? Ja sa duhet të peshojë çanta e shkollës

Çanta e shkollës vitet e fundit duket se është bërë një shqetësim për prindërit, kjo për faktin se pasha e saj sjell shumë probleme për shëndetin e fëmijëve.

Më 17 shtator të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme do të fillojnë vitin e ri arsimor e sigurisht nuk jemi herët nëse themi që prindërit e fëmijët kanë filluar nga përgatitjet!

E pikërisht në këtë periudhë, posturologia dhe fizioterapistja Jeannie Baer gjen rastin për të këshilluar të gjithë prindërit që çanta e fëmijëve të mos jetë shumë e rëndë, pasi kjo ndikon drejtëpërdrejtë në qëndrimin dhe shëndetin e kockave të tyre.

Ai sugjeron se çanta e shpinës duhet të jetë sa 10 për qind e peshës së trupit. Kjo është pesha më e sigurtë që mund të mbajë një fëmijë, pa rrezikuar nga problemet me shtyllën kurrizore. Por, orari i ngarkuar, librat e trashë dhe mjetet e tjera shkollore shtojnë peshën e çantës duke arritur deri në 20% të peshës së fëmijës, duke e bërë atë shumë të rëndë për t’u mbajtur.

Kjo është veçanërisht e rrezikshme për fëmijët e vegjël, trupi i të cilëve është ende në zhvillim.  Çantat e rënda shkaktojnë tendosje mbi supet dhe muskujt e sipërme të qafës, probleme të cilat në kohë afatgjate mund të shoqërohen me jo pak efekte të padëshirueshme.

Por ekziston një zgjidhje për të lehtësuar presionin fizik që ushtrohet nga çantat e rënda. Ajo këshillon mbajtjen e çantave me dy rripa për të patur një mbështetje dhe shpërndarje të barabartë të peshës. Për fëmijët e vegjël rekomandohen gjithashtu çantat në formën e valixheve që tërhiqen.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet