Shkencëtarët: Shkaktar është modifikimi i një proteine
Evolucioni i trurit na bën të jemi më të prirur të biem pre e ankthit. Dhe gjithçka varet nga një modifikim gjenetik që ndodh në një proteinë të lashtë dhe roli i saj në organizmin tonë. Në këtë konkluzion kanë arritur kërkuesit e Universitetit japonez Tohoku që është publikuar në revistën shkencore ‘Bmc Biologia Evolutive’.
Ekspertët kanë dalluar ndryshime në përthithjen e neurotransmetuesve gjatë procesit evolutiv dhe pikërisht roli i proteinave Vmat1 kanë pësuar ndryshime. Edhe në studime të hershme kërkuesit japonezë ishin fokusuar në këtë grup genesh, dhe ishte vërtetuar që një përthithje më e lartë e neurotransmetuesve përkonte me një nivel më të lartë të ankthit dhe të depresionit.



