E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Doni ta shtyni plakjen? Mos qëndroni ulur

Femrat, sidomos në vendet e zhvilluara, shpenzojnë shumë kohë, para dhe përpjekje për të sfiduar procesin e plakjes. Kjo është arsyeja pse reklama për kremra dhe produkte të bukurisë kanë mbushur ekranet tona.

Sidoqoftë, përkundër përpjekjeve për t’u dukur dhe ndier më të rinj, shumë njerëz mund të përshpejtojnë plakjen e qelizave të tyre … thjesht duke qëndruar ulur për një kohë të gjatë.

Një kërkim nga studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, San Diego botuar në “American Journal of Epidemiology” konfirmoi se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë përshpejton plakjen e qelizave.

Ky studim zbuloi se qëndrimi ulur, shkurtonte në mënyrë të konsiderueshme telomerët e grave të moshuara. Kjo i bëri qelizat e tyre biologjikisht tetë vjet më të vjetra se qelizat e grave të moshuara që merreshin me aktivitet fizik. Studiuesit zbuluan se femrat që ushtroheshin të paktën 30 minuta në ditë nuk kishin gjatësi më të shkurtër të telomereve.

Diskutimet rreth përfitimeve të stërvitjes duhet të fillojnë kur ne jemi të rinj. Aktiviteti fizik duhet të vazhdojë të jetë pjesë e jetës sonë të përditshme teksa rritemi, edhe në moshën 80-vjeçare.

Është e qartë që, nëse doni të qëndroni sa më të rinj që të jetë e mundur, për aq kohë sa të jetë e mundur, është shumë e rëndësishme të lëvizni trupin tuaj.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet