Diabeti është një nga sëmundjet e klasifikuara si “vrasës i heshtur” sepse zhvillohet pa simptoma të dukshme. Shum njerëz i injorojnë simptomat duke i ngatërruar ato me ato të sëmundjeve të ndryshme.
Kjo patologji bën pjesë në grupin e sëmundjeve metabolike dhe karakterizohet nga rritja e nivelit të glukozës në gjak. Si pasojë diabeti përkeqëson cilësinë e jetës dhe rrit rrezikun e zhvillimeve të problemeve kardiovaskulare ose neurologjike.
Për pasojë e rrezikshmërise në shëndetin tonë, është mirë që të njihemi me simptomat e diabetit, cilat janë manifestimet e tij para dhe kur është mirë që të konsultohemi me mjekun.



