E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Çuditen mjekët: 11-vjeçares i zhduket tumori i pashërueshëm

Një 11-vjeçare që ishte diagnostikuar me tumor në kokë, në një pozicion aq të vështirë të trurit sa nuk hiqej dot me operim, tani i ka lënë mjekët me gojë hapur.

Vajza nga Teksas, SHBA, ishte ankuar për dhimbje koke. Pas një skaneri kishte dalë me DIPG, një formë tumori shumë agresiv.

Prindërit e çuan te shumë mjekë e neurologë, dhe të gjithë konfirmonin lajmin e keq. Sëmundja pritej të vazhdonte me humbje shikimi, humbje të aftësisë për të folur, e deri në bllokim frymëmarrjeje.

Vajza filloi t’i nënshtrohet rrezatimeve dhe kimioterapisë. Prindërit ishin me vajzën te kopshti zoologjik kur morën lajmin se skaneri i fundit tregoi që tumori ishte zhdukur plotësisht. Mjekët nuk e shpjegojnë dot se si është zhdukur ashtu.

Shumica e fëmijëve të tjerë që vuajnë nga kjo sëmundje e humbin jetën brenda pak javëve, por 11-vjeçares tani nuk i ka mbetur asnjë shenjë e tumorit. Ajo vazhdon të marrë kimioterapi për siguri, por i është kthyer veprimtarive që bënte më parë. /tch

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet