Ka prova se ata që janë rikuperuar nga Covid-19 kanë mbetur me probleme shëndetësore afatgjata nga virusi. Kështu deklaron ekspertja e shëndetit publik, Linda Bauld.
Profesorja e Universitetit të Edinburgut i tha BBC se një në pesë persona që shërohen nga sëmundja fillestare po vuajnë nga efektet e sëmundjes javë më pas.
“Është absolutisht e qartë se teksa lëvizim përmes kësaj pandemie më shumë njerëz që kanë dalë nga spitali po shfaqin komplikime të tjera dhe unë mendoj se duhet të jemi të gatshëm për faktin se do të ketë pasoja afatgjata, qoftë në rrugët e frymëmarrjes apo në sistemin e qarkullimit të gjakut ”, thotë ajo.



