E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

CNN jep alarmin për bishtat e cigareve

Filtrat plastike të cigareve janë ndotësi numër 1 i botës dhe nuk parandalojnë as kancerin, thotë CNN.

Pipat dhe qeset plastike janë lakuar gjerësisht si ndotësit kryesorë, por radarit i ka shpëtuar një problem akoma edhe më i madh: bishtat e cigareve që përmbajnë filtra plastikë janë zhvendosur në heshtje në krye të listës së ndotësve kryesorë nga plastika.

Rreth 6 trilionë cigare prodhohen çdo vit dhe mbi 90% e tyre përmbajnë filtra, e kjo do të thotë më shumë se një milion ton plastikë. Hedhja e një bishti cigareje në tokë është një prej formave më të pranuara të ndotjes, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Rreth dy të tretat e tyre hidhen në mënyrë të papërgjegjshme, shkelen me këmbë përdhe apo lëshohen në vende me ujë nga ku merren me vete prej shiut, e më tej lumenjve dhe oqeaneve.

“Shumë duhanpirës supozojnë se filtrat përbëhen nga një material biodegradues”, thotë Elizabeth Smith, e cila punon në politikat e kontrollit të duhanit në Universitetin e Kalifornisë, në San Francisko.

Por, në fakt, filtrat, sqaron ajo, bëhen nga celuloza acetate, një lloj plastike kjo që mund të zgjasë deri në një dekadë për t’u tretur. Bashkimi Evropian po përpiqet t’i japë një zgjidhje kësaj situate përmes disa rregullave të reja të cilat kërkojnë që industria e duhanit të financojë pastrimin e bishtave të cigareve, si pjesë e një iniciative më të gjerë për të zvogëluar sendet plastike me përdorim të vetëm.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet