E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Cilat ushqime këshillojnë nutricionistët dhe cilat jo që të konsumohen në këtë të nxehtë?

Po përjetojmë temperatura mbi 40 gradë dhe për më tepër që stina e verës parashikohet të zgjasë më shumë se tre muaj.

Ushqimi në mot të nxehtë kthehet në problem më vete. Ndihemi të plogësht, kemi mungesë oreksi apo probleme me tretjen.

Por çfarë do ishte mirë të konsumonim në këtë stinë të nxehtë?

 “Duke qenë se dehidratohemi nga të nxehtët, këshillohet konsumimi i 1 litër e gjysmë ujë në ditë, 2-3 porcione frutash, shalqi, pjepër, pjeshkë, nektarina. Këshillohen perimet, domate, speca, kastravec, patate, sallatë. Kosi rekomandohet shumë. Por nuk këshillohet mishi i kuq, që rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer në zorrën e trashë.

Këshillohet të hani mish të bardhë, pra pulë dhe peshk. Alkooli e rëndon organizmin, ëmbëlsirat dhe brumrat gjithashtu. Është mirë që në mëngjes herët dhe pasdite vonë të bëhet stërvitje apo ecje. Ndërsa në plazh merruni me not, lojërat me top janë të mira, por mbani gjithmonë parasysh, jo në orët e pikut”, sipas nutricionistes Arlinda Garruci.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet