E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Cilat janë vitaminat e nevojshme që na duhen për një gjumë të rehatshëm dhe cilësor

Pamjaftueshmëria e vitaminave besohet të jetë një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e pagjumësisë, duke i shkaktuar pasoja të rënda në organizmit.

Studimet kanë treguar se sëmundjet dyfishohen nëse njeriu fle më pak se 7 orë. Nëse njeriu fle më pak se gjashtë orë, ky rrezik katërfishohet. Pagjumësia ndikohet jo vetëm nga stresi, puna, por edhe stili i jetesës. Më poshtë do të mësoni për vitaminat që ju duhen që të keni një gjumë cilësor.

Vitamina C

Vitamina C është shumë e rëndësishme për sistemin imunitar. Studimet thonë se sasitë e pamjaftueshme të kësaj vitamine shkaktojnë pagjumësi dhe probleme me gjumin. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e specave, agrumeve, kivit, lakrave të vogla dhe mangove për të marrë më shumë vitamina.

Vitamina B12

Vitamina B12 garanton shëndetin e nervave dhe rruazave të kuqe të gjakut. Ajo ndihmon në krijimin e energjisë në organizëm. Sasia e rekomanduar e kësaj vitamine është nga 250 deri në 500 mikrogramë në ditë.

Vitaminën B12 e gjeni edhe në ushqimet e mëposhtme:

  • Sardelet
  • Salmoni i egër
  • Drithërat e plota
  • Qumështi
  • Kosi
  • Djathi i bardhë
  • Vezët

Vitamina D

Nivelet e ulëta të vitaminës D shkaktojnë probleme me gjumin. Ushqimet ku mund ta gjeni: vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar.

Omega-3

Acidet yndyrore rekomandohen nga mjekët sepse përmirësojnë cilësinë e gjumit. Këto acide yndyrore i gjeni me shumicë tek peshqit, por edhe farat e ndryshme. Peshqit e rritur në ujëra të ftohta siç janë salmoni, sardelet, trofta, skumbria dhe harenga përmbajnë nivelet më të larta të acideve yndyrore. /Top-Channel.tv /Limit.al

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet