Keni festuar shumë mbrëmë? Apo nuk keni bërë një gjumë të rehatshëm? Epo ka shumë shkaktarë që ndikojnë në krijimin e rrathëve poshtë syve.
Ngriheni në mëngjes nga gjumi, shkoni para pasqyrës, dhe ç’të shihni? Poshtë syve tuaja janë krijuar rrathë të zinj, të shëmtuar, që ju prishin bukurinë.
Nga se shkaktohen rrathët e zinj?
Rrathët e zinj zakonisht krijohen te ata njerëz që kanë një lëkurë të hollë. Kjo ndodh për shkak se, ata i kanë enët e gjakut të dukshme dhe kjo e shkakton edhe ngjyrën e errët. Por nëse ju ekspozoheni shumë ndaj diellit, këta rrathë të zinj mund të përkeqësohen, shkruan dritare, transmeton living.al.



