E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Çfarë i ndodh trupit tonë gjatë vetë-izolimit?

Qëndrimi i gjatë në shtëpi, mungesa e aktivitetit fizik dhe reduktimi i marrëdhënieve sociale jep pasoja të dukshme në trupin dhe mendjen tonë

Mungesa e ecjes apo aktiviteteve të tjera fizike ndikon shumë në shëndetin tonë mendor.

Kjo shpjegon pse tani (ose në ditët në vazhdim) ndiheni në trishtuar, acaroheni lehtësisht apo keni herë pas here ndjesi të pakëndshme që ju duket sikur erdhën nga asgjëja.

Mjaftojnë vetëm 2 javë mungese aktiviteti që masa muskulare e juaja të dobësohet. Madje, studimet kanë treguar që obezët që prej kohësh ushtrohen dhe pastaj marrin një muaj pushim, e humbasin të gjithë përmirësimin që mund të kenë marrë gjatë kohës kur merreshin me aerobi.

Qëndrimi për ditë të tëra në shtëpi, shkakton dobësim të muskujve prandaj është e rëndësishme të ushtroheni në ambientet tuaja.Sigurisht që kjo periudhë e vështirë shoqërohet me ngjarje post traumatike, depresion, konfuzion, frikë apo inate. Njerëzit më të ndjeshëm ndaj kësaj, janë ata që kanë patur apo vazhdojnë të kenë probleme me shëndetin mendor.

Gjithsesi sa shumë i vuan dikush pasojat e karantinimit, varet edhe nga karakteri i njeriut. Për ekstrovertët, që duan të dalin gjithë kohës dhe të jenë në kontakt me njerëz të tjerë, është më e vështirë se për introvertët, të cilët gjejnë rehat në kolltukun dhe librin e preferuar.

Mos harroni të ushtroheni dhe njëkohësisht të hani mirë, për të forcuar imunitetin dhe për t’u ndjerë energjikë.

Përsa i përket përmirësimit të humorit, konsideroni komunikimin virtual. Video call-et dhe mesazhet do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë./T

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet