Është një substancë që na ndihmon të rregullojmë ciklin e zgjimit nga gjumi, por që gjithashtu mund të jetë i dobishëm për trupin tonë si një anti-inflamator! Nëse flasim për gjumin, melatonina është padyshim një hormon i pamundur për t’u anashkaluar: ai prodhohet çdo ditë nga trupi ynë, dhe është një substancë e sekretuar nga epifiza (gjëndra pineale) dhe e cila rregullon ciklin e gjumit-zgjimit. Karakteristika kryesore e melatoninës është se sintetizohet në errësirë, duke arritur kulmin e saj midis orës dy dhe katër në mëngjes: gradualisht efektet zvogëlohen me ardhjen e ditës dhe dritës.
Si funksionon melatonina?
Ky hormon funksionon bashkë me ritmin cirkadian të trupit, pra ora jonë biologjike: kur fillon të errësohet, nivelet e saj rriten, dhe në thelb është sinjali që është koha për të shkuar në gjumë. Ka shumë përfitime ndaj këtij hormoni: na ndihmon të çlodhemi dhe ul nivelet e dopaminës. Ndihmon gjithashtu shikimin, falë efekteve të tij antioksiduese, lufton zhurmat në veshë dhe stomak dhe rrit hormonin e rritjes së mashkullit, pa harruar efektet e tij antipresionuese.



