E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Çfarë duhet të dini për hCG-në, hormonin e shtatzënisë?

I njohur ndryshe si hormoni i shtatzënisë, gonadotropina korionike e njeriut (hCG) është një lloj hormoni që prodhohet në sasi të mëdha gjatë shtatzënisë, me nivele që ngjiten gjatë 8 deri në 11 javëve të para të shtatëzanisë, dhe që mund të zbulohet në urinën e grave me teste të thjeshta shtatzënie që mund të bëhen edhe në kushtet e shtëpisë.

Sidoqoftë, gratë shtatzëna nuk janë të vetmet që e prodhojnë atë. Disa kancere dhe gjendje të tjera mjekësore mund të bëjnë që gratë dhe burrat të prodhojnë nivele të moderuara deri të larta të hCG-së.

Roli i hCG-së në shtatzëni

“HCG-ja në formën e saj të rregullt prodhohet ekskluzivisht nga një grua shtatëzënë nga qelizat speciale të cilat bëhen pjesë e placentës, të quajtur syncytiotrofoblast. Ato janë arsyeja pse ne e shohim këtë hormon në nivele kaq të larta në shtatëzëni”, thotë Dr. Kristina Mixer.

Ajo sqaron se gjatë shtatëzënisë, roli kryesor i hCG-së është të mbështesë prodhimin e hormonit të progesteronit nga vezoret derisa placenta të formohet sa duhet dhe mund të prodhojë sasi të mjaftueshme të progesteronit në vetvete.

Kjo është e rëndësishme sepse progesteroni është absolutisht thelbësor për riprodhimin e shëndetshëm. Është përgjegjës për lehtësimin e lidhjes së suksesshme të embrionit brenda zgavrës së mitrës, modulimin e sistemit imunitar për të parandaluar abortet, dhe për shtypjen e kontraktimeve të mitrës.

Pasi ta keni konceptuar shtatëzninë, trupi fillon të prodhojë hCG sapo një vezë e fekonduar futet në murin e mitrës, dhe zakonisht duhen edhe 8 – 14 ditë para se nivelet e hCG të ngrihen sa duhet për t’u zbuluar nga një test shtatzënie në shtëpi. Shumica e testeve të shtatzënisë të urinës do të zbulojnë një shtatzëni në kohën e periudhës tuaj të parë të humbur.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet