E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Çdo e katërta grua vuan nga ndonjë sëmundje mendore gjatë shtatzënisë

Një studim nga Londra tregon se çdo e katërta grua shtatzënë ballafaqohet me ndonjë sëmundje mendore.

Ky është studimi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që ka ekzaminuar problemet e shëndetit mendor të grave shtatzëna.

Statistikat janë më të larta se ç’ishte menduar më parë, ku shumica e fokusit për këto probleme ishte vënë pas lindjes.

Supozimet se gratë shtatzëna janë të mbrojtura nga problemet e shëndetit mendor janë rrjedhimisht të pasakta dhe me shumë mundësi i dëmtojnë gratë të cilat nuk janë të paralajmëruara për sëmundjet me të cilat mund të ballafaqohen.

Studimi ka zbuluar se nga 15% e grave të ekzaminuara, 11% kishin pasur depresion dhe 2% kishin vuajtur nga çrregullimet e ushqimit.

Përderisa këto figura janë brengosëse, hulumtuesit nuk i kanë pyetur ato për përvojat e mëparshme me problemet mendore, prandaj disa nga këto gra mund të kenë pasur probleme për një kohë të gjatë me ankth dhe depresion.

Përjetimi i problemeve mendore gjatë shtatzënisë jo vetëm se mund të ketë ndikime te gruaja, por edhe te vetë shtatzënia – si pasojë e kësaj, edhe te fëmija.

Hormonet e stresit, siç është kortizoli dhe adrenalina, është zbuluar se kanë ndikim në zhvillimin e bebes, dhe mund të shkaktojnë probleme më vonë në jetën akademike dhe emocionale të një personi.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet