E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Bëni këtë test dhe do të kuptoni se sa e shëndetshme është zemra juaj

Është shumë e rëndësishme që të kontrolloni zemrën, organin që ju mban në jetë. Ekziston një test i thjeshtë që mund ta bëni në shtëpi, i cili tregon se sa e shëndetshme është zemra juaj. Mbushni një tas me ujë të ftohtë dhe shtoni akull. Zhytni të dyja duart në ujë dhe mbajini për 30 sekonda:

1. Nëse gishtat janë të zbehtë, keni probleme me qarkullimin e gjakut në trup dhe niveli i oksigjenit në gjak është i ulët.

2. Nëse gishtat janë të kuq, kjo është një shenjë e mirë sepse tregojnë se zemra dhe qarkullimi i gjakut janë të shëndetshëm.

Për shkak se gjaku transporton oksigjen dhe lëndë ushqyese në të gjitha pjesët e tjera të trupit, funksionimi i dobët i sistemit të qarkullimit të gjakut mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, madje edhe probleme me zemrën.

Si të përmirësohet qarkullimi?

Gjëja e parë që mund të bëni për të përmirësuar qarkullimin është të ndryshoni stilin e jetës tuaj. Mundohuni të zëvendësoni zakonet e këqija të jetës me ato të shëndetshme. Hiqni dorë nga alkooli, kafeja, duhani, ushqimet e pasura me sheqerna dhe yndyrna të këqija.

Humbja e peshës, nëse jeni obezë, mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit. Aktivitet fizik i rregullt dhe i moderuar gjithashtu. Kolesteroli i mirë (HDL) është i njohur për mbrojtjen e mureve të enëve të gjakut.

Një tjetër faktor që çon në qarkullim të dobët, veçanërisht në këmbë, është qëndrimi ulur gjatë, gjë që është karakteristikë e punëve moderne. Mundohuni të ngriheni sa më shpesh të jetë e mundur

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet