E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ata që kemi afër na shëndoshin!

E çuditshme por e vërtetë nga disa studime të fundit, që tregojnë se ata që kemi afër na shëndoshin.

Susie Burrell, nutricionistja australiane ka marrë në analizë këto studime dhe thotë se jemi si njerëzit me të cilët kalojmë pjesën më të madhe të kohës.

Miqtë

“Nëse miqtë tuaj ushtrohen rregullisht dhe hanë shëndetshëm kur dilni bashkë, do të keni më shumë gjasa të mbani peshën nën kontroll, se sa me miq që hanë ushqime me pak vlera ushqyese, nuk lëvizin shumë dhe kanë peshë”, thotë ajo. Miqtë thotë ajo, përpiqen të inkurajojnë njëri tjetrin të hanë ushqime që jo normalisht nuk i konsumojnë. Rekomandimi i ekspertit? Jeni të ndershëm me miqtë tuaj mbi vendimet tuaja të dietike ose ndryshoni mjedisin ku takoheni. Nëse takoheshin për dreka e darka, mjaftohuni me kafe apo një ecje në ajër të pastër.

Fëmijët

Burrell thotë se prindërit harrojnë veten dhe shëndetin e tyre pasi fokusohen tek shëndeti i fëmijëve. Shpesh vaktet e fëmijëve, pijet me sheqer bëhen pjesë e dietës së prindërve pasi shuan urinë pas një dite të lodhshme. “Mënyra më e mirë për të shmangur këtë duhet të siguroheni që nevojat tuaja ushqyese janë ngopur”, thotë Susie. Ajo sugjeron që prindërit të hanë mëngjesin e tyre dhe të paketojnë vaktin e tyre fillimisht për mos ngrënë ushqime që nuk duhet. Më pas të bëjnë gati atë të fëmijëve.

Kolegët

Në fund të një dite njerëzit me të cilët kaloni kohë janë kolegët tuaj. Pra, njësoj si me miqtë jeni të rrethuar nga varietete ushqimesh, që mund ti adoptoni dhe ju. “Kombinimi i çokollatave të bamirësisë, tortat e ditëlindjeve, makineritë shitëse dhe furnizuesit e ushqimit të zyrave kanë mjaft kalori” thotë Burrell. Rekomandimi i saj për të luftuar edhe këtë është të keni një plan, të merrni drekën me vete për të mos rënë ‘pre’ e këtyre lloj ushqimesh.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet