E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Analiza gjaku për orën biologjike

Zbulon orarin kur ilaçet përthithen më mirë në trup.

Ora biologjike e çdo personi mund të përllogaritet përmes një analize të thjeshtë gjaku. Rezultatet mund të jepen brenda 90 minutash. Metoda e re e përllogaritjes është zbuluar nga shkencëtarët amerikanë të Universitetit Veriperëndimor të Ilinoisit.

Përllogaritja e orës biologjike konsiderohet e nevojshme nga mjekët për t’i bërë më efektive kurat për sëmundje të ndryshme. Shkencëtarët thonë se organizmi i çdo njeriu dallon nga ato të të tjerëve dhe mënyrat e funksionimit janë të veçanta. Besohet se për ndërhyrje të ndryshme mjekësore si kimioterapia, apo ilaçet e tensionit bëjnë më tepër efekt kur merren në orare të caktuara, atëherë kur organizmi i pacientit i absorbon ato më mirë.

Për këtë studim u eksperimentuar mbi 1 mijë kampione gjaku të 73 personave. Ekzistenca e orës biologjike, në gjuhën shkencore “ritmi cirkadian” u vërtetua nga 3 shkencëtarë gjenetistë amerikanë, të cilët vitin u vlerësuan me çmim Nobel në mjekësi. Ata zbuluan molekulat që e drejtojnë këtë proces./Tv Klan

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet