E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Alergjia ushqimore- Intoleranca ushqimore

Përmes alergjive ushqimore, duhet të dallohen alergjitë e vërteta prej ushqimeve nga mungesa e tolerancës për ushqime të caktuara ose ndryshe intoleranca.

Alergjia ushqimore karakterizohet nga një ndjeshmëri e lartë specifike, kundrejt substancave të huaja për organizmin. Për pasojë, konsumi i përsëritur i një ushqimi ose i përbërësve të tij shkakton një reaksion antigen-antitrup. Pra, alergjia e vërtetë ushqimore bazohet në mekanizmat imunologjikë.

Mungesa e tolerancës ndaj ushqimeve, që njihet edhe si “pseudoalergji”, u ngjan alergjive të vërteta ushqimore për nga tabloja klinike, pra nga simptomat e pacientit. Por ndryshe nga alergjia ushqimore, mekanizmat e saj shkaktues nuk janë imunologjikë, pasi organizmi nuk prodhon antitrupa.

-Shkaqet

Çdo individ mund të zhvillojë alergji ushqimore, nuk ka rëndësi se në ç’moment të jetës. Alergjitë ushqimore më të shpeshta janë:

  • Arrat dhe farat
  • Qumështi dhe nënproduktet e tij
  • Frutat e detit
  • Peshku
  • Soja
  • Drithërat (gruri)
  • Vezët
  • Disa fruta dhe perime (luleshtrydhet dhe selino)
  • Erëzat dhe barishtet

-Simptomat

Simptomat e alergjisë ushqimore manifestohen më shpesh në nivelin e lëkurës, rrugëve të frymëshkëmbimit dhe aparatit të tretjes, si më poshtë:

  • Urtikarie me papula, eruptions, kruajtje dhe skuqje
  • Rrufë (rrjedhje nga hundët)
  • Skuqje e syve
  • Enjtje të buzëve, trashje e gjuhës dhe qiellzës
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Çrregullime në stomak, të përziera dhe të vjella, dhimbje shtrënguese në bark, fryrje të barkut, diarre.

Normalisht, simptomat shfaqen pas 6-8 orësh, por reaksionet e vonuara në lëkurë mund të shfaqen akoma gjatë dy ditëve në maksimum. Një person alergjik duhet të mbajë një ditar, ku të përmendi të gjitha alergjitë e njohura. /Medinfo.al /Limit.al

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet